Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në përurimin e Obeliskut “Newborn”, në Prishtinë që iu kushtua Viktimave të Dhunës Seksuale në Luftë, raporton arbresh.info.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani premtoi se zëri i të mbijetuarave të dhunës seksuale do të dëgjohet përgjithmonë.
“Jo vetëm ky organizim, dedikim i sotëm do të jetë zëri ynë në institucione por i gjithë zëri i qytetarëve të Kosovës për të luftuar stigmën është i nevojshëm në mënyrë që t’i nderojmë sakrificën të cilën e kanë përjetuar gratë dhe burrat në Kosovë”.
“Sot kur i shikojmë këto citime drejtpërdrejta nga gratë e dhunuara gjatë luftës, ku njëra prej tyre më bëri përshtypje ku thotë ‘dua që plaga ime të ketë zë’. Dëshiroj që të zotohemi që ajo plagë të ketë zë sot e përgjithmonë”, ka thënë Osmani.
Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), tha se këtë vit monumenti ‘NewBorn’ i dedikohet një kategorie mjaftë e veçantë, siç janë të mbijetuarat e dhunës seksuale.
“Këtë vit monumenti ‘NewBorn’ i dedikohet një kategorie shume të veçantë dhe shumw të ndjeshme, të mbijetuarave të dhunës seksuale, jo vetëm në Kosovë por mbarë botës”.
“Në këto shkronja ndërthuren rrëfime e mbijetuarave të dhunës seksuale dhe përmes këtij ilustrimi dua ta falënderoj Fisnik Ismailin dhe mendojmë që shoqëria kosovare të ndalet se paragjykuari dhe t’i anashkaloj gjitha ato zëra, klithma e vuajtje që i kanë mbijetuar gjatë luftës”, tha ajo./arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...