Një person ka humbur jetën si pasoj e një vetaksidenti në fshatin Pavlan të Pejës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Rugova tha se vetura të cilën e drejtonte viktima ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe rreth orës 02:20, humb kontrollin dhe rrokulliset në një fushë.
Vetura më pas është përfshirë nga flakët bashkë me personin brenda.
“Sot me datën, 01.06.2025, rreth orës 02:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pavlan- Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila dyshohet se ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në drejtim të Pejës, dhe me të arritur në fshatin Pavlan, humb kontrollim mbi automjetin dhe rrokulliset duke përfunduar ne fushë, vetura është përfshirë nga flakët se bashku me personin që ishte në veturë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet ne IML-Prishtinë për obduksion”, tha Rugova.
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...