Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë në kuadër të një turi rajonal.
Delegacioni amerikan një ditë më parë ka vizituar edhe Luginën e Preshevës, ku është njohur nga afër me pozitën e shqiptarëve dhe zhvillimet politike në atë zonë.
Ndërkohë, në një vizitë të ndarë, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të presë po sot në Qeveri të njëjtin delegacion amerikan në orën 11:50, sipas njoftimit zyrtar.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, kongresistët amerikanë pritet të zhvillojnë takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë.
Vizita e tyre vjen si pjesë e një turi rajonal, me fokus në stabilitetin dhe marrëdhëniet ndëretnike në Ballkan, përfshirë dialogun dhe bashkëpunimin Kosovë-Serbi.
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...