Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim me bashkëluftëtarët e tij nga Batalioni ‘Atlantiku’ në Amerikë.
Veseli ka thënë së këta bashkëluftëtarë e lanë Amerikën para 20 viteve për vetëm një qëllim, për t’iu bashkuar luftës për liri në Kosovë.
Ai tha se ky takim vjen po në të njëjtin vend ku ata para 20 viteve ishin bërë bashkë që të nisen për Kosovë, në Hotel ‘Royal Regency’.
Tutje Veseli ka thënë se i ka ftuar bashkëluftëtarët e tij që të vijnë në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm, me qëllim që ta shënojnë së bashku 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Postimi i plotë i Veselit:
Pata kënaqësinë të takoj bashkëluftëtarët e mi nga Batalioni “Atlantiku”, të cilët para gati 20 vjetëve lanë Amerikën për të tu bashkuar në luftën për liri.
U takuam pikërisht në vendin ku ata ishin bërë bashkë për tu nisur për Kosovë, në Hotel Royal Regency.
Ata edhe pas përfundimit të luftës kanë vazhduar ta mbështesin vendin e tyre, për ta forcuar politikisht e zhvilluar ekonomikisht.
Këtë vullnet e kanë edhe sot dhe nuk do ta humbasin asnjëherë.
I ftova që bashkë të vijnë në Kosovë vitin e ardhshëm, që ta shënojmë bashkë 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Pr...
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut