Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot përfaqësuesit e shoqatës së gastronomëvebtë Kosovës, Petrit Kllokoqin dhe Sarah Rexhepi Pulën, me të cilët ka diskutuar për dëmet e mëdha ekpnomike që i janë shkaktuar gastronomisë nga pandemia covid-19.
Pas takimit, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë partia e parë që ka vënë alarmin për pasojat e dëmshme ekonomike të pandemisë si dhe ka propozuar një paketë të plotë gjithpërfshirëse, me mbi 320 milionë euro, për të shpëtuar e rimëkëmbur ekonominë.
“Brenda paketës kemi parashikuar edhe mbështetjen e bizneseve të dëmtuara të gastronomisë, prandaj ajo duhet miratuar sa më shpejt nga Kuvendi i Kosovës”, ka shkruar Veseli.
Deklarata e plotë e Kadri Veselit:
Sot prita në takim Petrit Kllokoqin dhe Sarah Rexhepi Pulën nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, organizatë kjo që përfaqëson bizneset e shumta të kafiterive, klubeve dhe restoranteve. Ky sektor zë një peshë të madhe në ekonominë e vendit duke u radhitur gjithashtu si një ndër punëdhënësit kryesorë. Situata emergjente e pandemisë dhe masat që janë marrë gjatë kësaj periudhe, e kanë goditur më së shumti sektorin e gastronomisë, duke rrezikuar falimentimin e shumë bizneseve.
Partia Demokratike e Kosovës ka qenë partia e parë që ka vënë alarmin për pasojat e dëmshme ekonomike të pandemisë si dhe ka propozuar një paketë të plotë gjithpërfshirëse, me mbi 320 milionë euro, për të shpëtuar e rimëkëmbur ekonominë. Brenda paketës kemi parashikuar edhe mbështetjen e bizneseve të dëmtuara të gastronomisë, prandaj ajo duhet miratuar sa më shpejt nga Kuvendi i Kosovës. Mirëpo këto biznese kanë nevojë edhe për mbështetjen e të gjithë neve. Prandaj i bëj thirrje diasporës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që të mbështesin turizmin patriotik duke konsumuar kryesisht brenda në Kosovë gjatë sezonit turistik që po afrohet./arbresh.info

Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116