Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka shkruar se sot nis muaji tetor, i cili në të gjithë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat.
Veseli nëpërmjet një postimi në profilin e tij Facebook, ka shkruar se autoritetet shëndetësore raportojnë se zbulimi i rasteve të kacerit të gjirit në Kosovës shpesh bëhet në stadet më të rënduara, atëherë kur edhe trajtimi dhe mundësia e shpëtimit të jetës është më ë vështirë e ndonjëherë e pamundur.
Postimi i plotë:
Sot nis muaji tetor, i cili në të gjithë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat. Kanceri i gjirit është një sëmundje shumë e rëndë dhe e shpeshtë për gratë dhe vajzat por mund të shërohet nëse zbulohet në faza të hershme të zhvillimit të saj.
Autoritetet shëndetësore raportojnë se fatkeqësisht zbulimi i rasteve me kancer të gjirit në Kosovë, shpesh bëhet në stadet më të rënduara kur trajtimi dhe mundësia e shpëtimit të jetës është mjaft e vështirë e ndonjëherë e pamundur. Prandaj duhet theksuar se kanceri i gjirit është i parandalueshëm dhe i shërueshëm nëse tregohet kujdes, vëmendje e bëhen kontrolle të shpeshta./arbresh.info/
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin