DJ Gimbo rikthen hitin e Rezarta Shkurtës me protagoniste në klip Selin – zbulohet data

22:10 | 1 Qershor 2026
E.G

DJ Gimbo është gati të sjellë për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

Ai ka vendosur të rikthejë në një version të ri hitin “Dj” të Rezarta Shkurtës, këngë e cila u publikua rreth dy dekada më parë dhe mbetet ende e njohur për publikun.

Gjatë qëndrimit të tij në BBVA së bashku me Selin, kjo këngë u bë një nga më të dëgjuarat, duke u identifikuar shpesh me dinamikën dhe momentet e çiftit brenda shtëpisë.

 Foto: Instagram

Për t’i dhënë jetë këtij rikthimi, është realizuar edhe një videoklip, ku protagoniste shfaqet Selin Bollati, partnerja e Gimbos dhe fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.

Lansimi i projektit është planifikuar për më 5 qershor.

Ndërkohë, DJ Gimbo ka zgjuar kureshtjen e fansave duke publikuar në rrjetet sociale disa sekuenca nga prapaskenat e xhirimeve.

Ky remiks vjen në një periudhë kur interesi i publikut për çiftin vazhdon të jetë i madh, ndërsa fansat presin të dëgjojnë dhe të shohin versionin e plotë të këtij projekti. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale