Gjini në Gjilan premton zhvillim ekonomik dhe pensione 500 euro

21:22 | 1 Qershor 2026
E.G

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në tubimi elektoral në Gjilan, shpalosi programin e sajë qeverisës.

Kandidati për kryeministër nga ky subject politik, Ardian Gjini, premtoi zhillim afatëgjatë ekonomik, dhe siguri për të gjitha nevojat e qytetarëve.

“Bujqve te vyëshem që punojnë token, kemi me mbërri me i bo të hyra që pensionisit me i marrë 500 euro, nuk ka nevoje me shtri dorën. Programi jonë shkon deri të krejt detaje, vendosnim në bazë të nevojave afatgjatë të qytetarëve”, tha Gjini.

Ndërsa ish kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, deklaroi se vizioni i AAK-së, është shërbimi ndaj atdheut dhe qyetarëve.

” Unë i shërbej vendit duke qenë në listën e 128, me kriju lirinë tonë shtetin tonë, të drejtat tona, vazhdoni me i shërby Kosovës. Interesat tona varen nga interesat e vendit, ndryshe ia humbim hapin Kosovës tonë të dashur. Sot kur ne po flasim polik e ushtar janë në detyre, me i sherby vendit duke marr vendime të drejta, para nesh me 7 qershor ëahtë një vendim”, theksoi Haradinaj.

Në tubimin elektoral në Gjilan, AAK prezantoi kandidatët për deputet nga Anamorava.

Shpërndaje në rrjete sociale