Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar udhëheqësit e partive politike parlamentare në një takim të përbashkët, për të hënën në orën 10:00, me qëllim të arritjes së konsensusit nacional për fazën e dialogut Kosovë-Serbi.
“Me qëllim të arritjes së konsensusit nacional për fazën e dialogut Kosovë-Serbi, në mënyrë që në këtë proces të rëndësishëm të kemi pjesëmarrje gjithëpërfshirëse, kam kënaqësinë t’iu ftojë në një takim të përbashkët mes udhëheqësve të partive politike parlamentare”, thuhet në ftesën e Veselit, të cilën e ka siguruar KosovaPress.
Në ftesë thuhet se “dialogu Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, njohjen reciproke, si dhe të sigurojë ulësen e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Spektri politik kosovar, të gjithë së bashku, pozitë dhe opozitë, duhet të jetë i konsoliduar dhe i përgaditur. Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta ketë rolin kryesor të mbikëqyrjes dhe vendimmarrjes në këtë proces të rëndësishëm”.
“Bashkangjitur, ju lutëm gjeni dokumentin kornizë të dialogun Kosovë-Serbi, si një dokument për ta diskutuar dhe plotësuar bashkërisht. Propozoj që takimi i parë të mbahet të hënën në orën 10:00, në Kuvendin e Kosovës, salla C 301.
Po ashtu takimi do të jetë i mbyllur dhe secili subjekt politik do të përfaqësohet në bazë të formatit 1+1”, thuhet në ftesën e Veselit, dërguar krerëve të partive parlamentare.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...