Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se është vështirësuar furnizmi me ujë të pijshëm për shkak të vërshimeve dhe turbullimit të ujit në kanalin “Ibër Lepenc”, nga i cili furnizohet me ujë fabrika për përpunimin e ujit.
“Për shkak të reshjeve atmosferike ditëve të fundit, gjendja e ujit të papërpunuar në liqe dhe në kanalin e “Ibër Lepencit” është përkeqësuar sërish, për shkak të ngritjes së turbullirës, gjë që nuk po lejon të trajtojmë ujë të pijshëm në kushte optimale”, thuhet në njoftimin e KRU”Prishtina”.
Sipas njoftimit, gjendja më e papërshtatshme është në fabrikën e trajtimit të ujit në FPU-Drenas, që ujin primar e merr nga kanali i Ibrit në Bivolak.
“Ky kanal, me gjatësi prej 50 km, është i pambrojtur nga ujërat sipërfaqësore gjatë reshjeve, duke ndikuar që turbullira në këtë kanal të jetë në vlera të larta e që na pamundëson trajtimin e ujit të pijshëm, për shkak që shfaqen probleme teknologjike dhe papastërti. Situatë të ngjashme gjatë ditës së sotme kemi edhe në Lipjan (fshatin-Torinë), për shkak të përmbytjeve si dhe në Fushë Kosovë/Miradi e Ulët, poashtu për shkak të përmbytjeve nga lumi Sitnica”, thekson njoftimi.
“Në të gjitha zonat e tjera të shërbimit vazhdon furnizim stabil me ujë të pijshëm, por jemi duke e monitoruar në vazhdimësi kualitetin e ujit , për shkak të situates së krijuar së fundmi”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit “Prishtina”.
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...