Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shpallur çmimet vjetore. Gazetari i vitit është zgjedhur Vehbi Kajtazi nga Insjader. Kajtazi është shpërblyer për punën e tij gjatë vitit 2016.
“Gjatë vitit që lamë pas Kajtazi ka raportuar në mënyrë të vazhdueshme për tema me interes të lartë për opinionin publik”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Gjithashtu bëhet e ditur se storia e vitit është zgjedhur “Klinika ku verbërohen fëmijët” me autor Alban Selimi nga gazeta “Zëri”.
“Kjo storie kishte nxitur një debat të gjerë në opinionin publik duke shpërfaqur problemet të mëdha në shëndetësinë kosovare”, thuhet më tej një njoftim.
Ndërkaq në kategorinë fotografia më e mirë ka triumfuar fotografia e autorit Petrit Prenaj e publikuar në revistën “Flatra”.
“Kjo fotografi është cilësuar si më e mirë për shkak të mesazhit që ka transmetuar”, përfundohet në njoftimin e AGK-së.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...