67 vjeçarja, e cila vdiq të enjën në mbrëmje pas një aksidenti trafiku mes dy veturave në fshatin Samadraxh të Suharekës, dyshohet se nuk vdiq nga plagët e marra gjatë aksidentit, por pas aksidentit.
Lajmin për Arbresh.info e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
”Me date 29.06.2023, rreth orës 21:50 , është raportuar një aksident trafiku mes dy automjeteve ne fshatin Samadraxh, KK Suharekë. Policia e ka trajtuar rastin e aksidentit, njëra nga pjesëmarrëset në aksident nga emergjenca është transportuar për në QKMF në Suharekë, rreth orës 21:54 në QKMF mjeku kujdestar e ka vërtetuar vdekjen e viktimës, femër 67 vjeçare”, tha Bytyqi.
Sipas tij, e moshuara dyshohet se ka pasur një fjalosje pas aksidentit me njërin prej personave që ishin në veturën tjetër, gjë që ka bërë që tashmë e ndjera të rrëzohet dhe të mbes pa shenja jete.
Motivet e vdekjes, sipas tij, ende nuk dihen, mirëpo Prokuroria ka nisur hetimet.
“Nga mbledhja e dëshmive nga vendi i ngjarjes, dyshohet se viktima nuk ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve nga aksidenti, por shkaqet e vdekjes deri me tani nuk dihen. Dyshohet se i dyshuari pas aksidentit ka dal nga automjeti dhe janë fjalosur me palën tjetër dhe në një moment e ka shtyrë viktimën, e cila është rrezuar. Viktima ka qene pasagjere në automjetin tjetër të përfshirë në aksident. Pra deri me tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, por prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast ” Vrasje nga pakujdesia” tha Bytyqi për Arbresh.info.
I dyshuari nuk është intervistuar sepse ka qenë nën ndikim te alkoolit. Me urdhër te prokurorit kujdestar, i njëjti është ndaluar për 48 orë./ Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...