Po vazhdon zbatimi i operacionit policor “Goditja” nga Policia e Kosovës, e cila ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Gjatë pesë ditëve (8 deri 12 gusht 2023) të realizimit të detyrave që rrjedhin nga ky urdhër, policia ka shtuar aktivitetet e saja në drejtim të goditjes së personave e grupeve që me veprimet e tyre, mund të bien ndesh me ligjet e vendit.
“Gjatë kësaj kohe, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të qetë, në zonat urbane është bërë shtimi i patrullave policore të njësiteve të ndryshme dhe janë shënuar aktivitetet si në vijim:
• Janë realizuar 2154 Pika Kontrolli për Automjete, 730 prej tyre me radarë dhe alool-test,
• Janë kontrolluar 12038 vetura,
• Janë kontrolluar 229 lokale,
• Janë arrestuar 72 persona, prej tyre 24 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe
• Janë konfiskuar 34 armë”, njofton policia.
“Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale dhe aktivitet tjera antiligjore të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë”, vijon policia.
Tutje, policia i fton të gjithë ata që posedojnë, ose janë prezent në situata ku mund të ketë shkelje ligjore, dukuri tjera tëndaluara, ku shfaqen situata ku mund të rrezikohet jeta e qytetarëve, ta lajmërojnë policinë./Arbresh.info/
Zyrtare: Kosova me dy miqësore në qershor, Çekia jashtë dhe ...
Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas daljes nga “Ferma VIP”
Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat l...
Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat e përfundimi...
Limaj kërkon të bashkohet me listën e PDK-së, Lladrovci: Ësh...
Specialja kundërshton interpretimin e raportit britanik, aku...