Prej disa ditësh kanë nisur punimet në ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, projekt ky i nisur që nga viti 2009. Ekonomia Online ka qëndruar në një segment të kësaj rruge, ku shihen punimet intensive për ndërtimin e kësaj rruge.
Më 8 shkurt, Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratë me konsorciumin “HIDROSTROY AD SOFIJA dhe ESKAVATORI L.L.C.”, kompani nga Bullgaria dhe Kosova, për përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.
Në ditën e nënshkrimit të kësaj kontrate, ministri i Infrastrukturës në Prishtinë, Liburn Aliu, ka theksuar se sipas marrëveshjes, kompanisë i është dhënë afat që punimet t’i përfundojë brenda 12 muajve.Ky projekt financohet nga huamarrja nga Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar me bashkëfinancim me Fondin Saudit të Zhvillimit, në vlerën 25 milionë euro.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...