Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vazhduar edhe sot me shkarkimin e zyrtarëve në dikasterin të cilin ajo udhëheq.
Haxhiu ka marrë vendim që të shkarkohet zëvendësdrejtori i Shërbimit Sprovues, Kadri Halitaj dhe në këtë pozitë ka emëruar Metije Ademin, shkruan arbresh.info.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar këshilltari i Haxhiut, Genc Nimoni.
“Zonja Metije Ademi, drejtore e Drejtoratit për lirim me kusht dhe programe në Shërbimin sprovues caktohet zëvendësuese e Drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit sprovues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Nimoni.
Që nga marrja e detyrës së ministres së Drejtësisë, Haxhiu ka shkarkuar tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale./arbresh.info/
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E për çka nënshkrimet e tua kr...