Zërit që dëshmoi për 40 trupa të masakruar nga serbët në Shavarinat e Çikatovës së Vjetër, iu dha sot lamtumira e fundit.
Oborri i varrezave të Topillve të Gllansellës u mbush me njerëz të dielën për të mbijetuarin e një prej ngjarjeve më të tmerrshme të Kosovës gjatë luftës .
Behar Topilla, i cili ndërroi jetë të martën u kthye në vendin e lindjes për të pushuar përgjithmonë.
Për atë që përjetoi i ndjeri në moshën 18 vjeçare u fol edhe në varrimin e tij.
Topilla ndërroi jetë më 25 Nëntor.
Historia e tij u bë e njohur në mbarë botën përmes gazetës amerikane The Salt Lake Tribune, e cila në atë kohë botoi artikullin me titullin “Sole Survivor” – “I mbijetuari i vetëm”.
Ai kishte mbetur i plagosur dhe i fshehur nën trupat e viktimave, derisa arriti të shpëtonte.
Behar Topilla mbeti dëshmitar kyç i një prej krimeve më të rënda të luftës së fundit në Kosovë.
Zëri i tij ishte pjesë e dëshmisë së gjallë për masakrën e Shavarinës, një histori që ai e mbajti në shpirt deri në fund të jetës.
Largimi i tij lë një boshllëk të madh, pasi me të shuhet edhe një zë i pazëvendësueshëm i së vërtetës historike.
Megjithatë, rrëfimi i tij mbetet i gdhendur në kujtesën kolektive dhe do të jetojë si dëshmi e qëndresës përballë krimeve të luftës.
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë
Osmani: Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës
Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez...
Yamal i bashkohet disa fëmijëve në një ndeshje futbollit gja...