Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti i ka shprehur ngushëllime familjes Bajrami për humbjen e vajzës së tyre, Lea Bajrami, e cila ishte në mesin e viktimave të vrarë sot nga sulmi në një shkollë në Austri.
Haliti shkroi se e pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të Leas, duke shtuar se është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit.
Ndërkaq, përmes postimit në rrjetin social, Facebook, Haliti i shprehu ngushëllime edhe kryetares së Grazit, Elke Kahr.
“Në emër të Komunës së Vitisë dhe të qytetarëve tanë, ju shpreh ngushëllimet tona të thella për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin tuaj, ku për fat të keq humbi jetën edhe një vajzë e re nga komuna jonë së bashku edhe me 9 fëmijë të tjerë. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që sjell një akt i tillë i dhunës dhe ndajmë me ju dhe qytetarët e Grazit dhimbjen e kësaj tragjedie. Vlerësojmë reagimin tuaj institucional dhe angazhimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve, pa dallim prejardhjeje”, shkroi ndër tjerash Haliti.
LEXO EDHE:
Familjarët njoftojnë për vdekjen e vajzës kosovare në sulmin në Graz të Austrisë
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...