Ulqini 2021| Plazhe nudo, private, ambiente të qeta apo që ju “plasin” adrenalinën

14:47 | 9 Maj 2021

Kjo rrugë sigurisht se ju sjellë në mendje destinacionin.

Nga Ulqini po ju sjellim pika turistike që duhet t’i vizitoni për të bërë një pushim të paharrueshëm.

Harroni pritjet e lodhshme këtë vit, pasi na premtojnë se do të bëhet gjithçka që hyrje-daljet drejt Malit të Zi, të jenë sa më pak të ngarkuara dhe të shmangen radhët e gjata.

E kemi të betonuar pamjen e këtij qyteti të bukur shqiptarë. Shtëpi të ndërtuara në zonë kodrinore që i lënë në rrafsh hapësirë shëtitores pranë plazhit dhe në drejtim të kalasë.

Nëse shëtiteni në kalanë e Ulqinit, patjetër duhet ta vizitoni edhe muzeun.

Sigurisht se ushqimi është pjesë e rëndësishme gjatë pushimeve.

Tryezat tradicionale nuk mungojnë nëpër resortet e Ulqinit, për pushues shqiptarë e të huaj.

Qazim Roserbegu – Afarist

Investimet nuk ndalen edhe në ambiente relaksuese nëpër oborre dhe të qeta nëpër dhomat komode.

Ulqini ka rreth 25 mijë banor. Aktualisht ka një sezonë turistike deri në 60 ditë, ku akomodohen rreth 200 mijë turistë.

Tani ju prezantojmë këtë ambient kreativ dhe shumë ngjyrësh që na sjellin apartamentet Eneida. Pjesë e limanit, afër qytetit por larg zhurmës.

Jo pak i rëndësishëm është edhe plazhi i grave, i vendosur në zonën e pyllit të pishave e njohur si zonë shëruese edhe për personat me astmë apo bronhitis.

Për vetitë shëruese të këtij plazhi dhe karakteristikat tjera flet Zana Sarvan.

Këtë vit është nënshkruar edhe një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Ulqinit për bashkëpunim në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë.

Me këtë rast Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ndau mirënjohje për Gëzim Hajdinagan.

Argëtimi në Ulqin nuk fillon vetëm në mbrëmje.

Krahas hapësirave për të rinj, gjeni edhe ambiente argëtuese familjare.

Muzikë, energji, dhe adrenalinë keni gjatë gjithë ditës nëpër lokalet pranë plazheve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara