Përmes një kumtese për medie që e përcjellin mediume të Beogradit, Lista Serbe ka thënës se deklarata e shefit të diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel është e “pamatur”.
Ajo thekson se duke i cilësuar institucionet në veri si kriminale dhe jo ekzistuese, i ka lënduar ndjenjat e serbëve.
Gabriel gjatë vizitës së sotme në Mitrovicë, ka theksuar se ekziston kriminaliteti masiv i organizuar në veri të Kosovës dhe se aty nuk ka administrim publik, porse në majë të pushtetit qëndrojnë njerëz të krimit të organizuar të cilët nuk ngurrojnë edhe për të vrarë njerëz e bashkësia ndërkombëtare nuk bën ta tolerojë këtë gjë.
Sipas kumtesës, “ky vlerësim i gabuar ka mund të bëhet vetëm pse mikpritësit e kanë informuar gabimisht duke mos e paraqitur situatën politike ashtu siç i është.
“Ministri Sigmar Gabriel i ka lënduar ndjenjat serbe duke i cilësuar, në ditën shtetërore serbe, institucionet e popullit tonë si kriminale, jo ekzistuese, sado që është krejtësisht e sigurt se ka mundur ta dijë se serbët, pa këto institucione, sigurish që tash nuk do të jetonin në Kosovë”, thotë ndër të tjera kumtesa.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër