Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 16:15 në Bjeshkët e Istogut, saktësisht tek vendi i quajtur Starasellë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoj se një person ka mbetur i lënduar pasi traktori është rrokullisur.
Gashi, ka bërë të ditur se i lënduari së pari është dërguar në Spitalin e Pejës, e më pasë është dërguar në QKUK.
“Sot rreth orës 16:15 policia është njoftuar së në Bjeshkët e Istogut në vendin e vendi i quajtur Starasellë është rrokullisur një traktorë, ku ka mbetur i lënduar shoferi. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes poashtu edhe autoambulanca. Këtij incidenti i është përgjigjur edhe Njësiti për kërkim Shpëtim ku kanë ndihmuar më tërheqjen e trupit, pasi traktori ka zënë të lënduarin. I lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe më udhëzim të mjëkut kujdestarë është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Gashi.
Egzona i jep lamtumirën vëllait, familja zgjedh pajtimin pas...
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...