Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj dhe përgjegjësi e madhe

19:23 | 6 Maj 2026
R J

Tirana mirëpret Kongresin Botëror të Ligjit, nje organizim I shoqates boterore te juristeve, duke u kthyer në një qende te rtendesishme  të diskutimeve ndërkombëtare mbi sundimin e ligjit

Kryeministri Rama vlerësoi faktin që Tirana është mikpritëse e këtij forumi, duke e cilësuar si nje pergjegjesi te madhe për Shqiperinë

“Është privilegj që jemi kryeqyteti pritës i Kongresit Botëror të Ligjit dhe më vjen shumë mirë që ne të jemi bashkë nesër në një sesion të posaçëm te kongresit te kesaj platfome  qe mbledh njerez te spikatur te botes se ligjit nga ate gjitha kontinentet.”

Ai solli në vëmendje edhe njohjen me ekonomistin venezuelian Ricardo Hausmann, duke treguar se fillimisht komunikimi me të nuk kishte qenë i thjeshte

“Lidhja ime me Ricardo-n ka nisur si një dështim i plotë. E kërkova pa sukses kur isha ende në opozitë. I shkrova dhe u përpoqa të gjeja mënyra për ta kontaktuar, për t’i thënë se Shqipëria ia vlen. Në këmbim mora vetëm heshtje. Pyesja veten pse një person do të refuzonte të fliste me dikë. Në fund kuptova diçka shumë të rëndësishme: për të marrë vëmendjen e tij, duhet së pari të fitosh zgjedhjet. Sapo fitova zgjedhjet, Ricardo erdhi. Jo si një ekspert i radhës në një vend në zhvillim, me mençuri të huazuar dhe biletë kthimi të rezervuar, por për të lënë gjurmë. Ai erdhi me çizme në terren dhe kjo ka rëndësi.”

Sipas tij, Hausmann dallon nga ekspertët e zakonshëm, pasi ka zgjedhur të njohë nga afër realitetin shqiptar, duke ardhur në terren dhe duke analizuar situatën konkrete

“Ai dëgjoi, bëri pyetje, vuri re. Biseda jonë e parë u zhvillua në një rooftop në Tiranë dhe ai më foli menjëherë për nevojën për të kuptuar burimet mbi të cilat duhet të mbështetet zhvillimi i Shqipërisë.”

Rama e cilësoi Hausmann jo vetëm si një ekonomist dhe akademik të njohur, por edhe si një mentor dhe mik të Shqipërisë. Në këtë ceremoni, Ricardo Hausmann u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”, në vlerësim të kontributit të tij në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit