Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Gjatë kësaj periudhe 13-ditore, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj:
përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org, ose
duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votuesi mund të kundërshtojë pasaktësitë në Listën Preliminare të Votuesve edhe për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur. Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Për të kundërshtuar pasaktësitë në Listën Preliminare të Votuesve, votuesi duhet të identifikohet me njërin nga tri dokumentet: letërnjoftim i vlefshëm, pasaportë e vlefshme ose leje e vozitjes e vlefshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...