Të martën rreth orës 15:00, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informatë lidhur me një person me banim në fshatin Reçak të Shtimes, i cili ishte në posedim të një arme zjarri.
Sipas informatave të pranuara nga Policia, i dyshuari shfaqej në një fotografi duke mbajtur një armë zjarri.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit”.
“Gjatë kontrollit nuk është gjetur armë zjarri, por janë sekuestruar dy uniforma ushtarake (kamuflazh), tre (3) jelekë taktikë dhe disa pajisje të tjera”.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Policia.
Rasti është duke u trajtuar nga sektori i hetimeve./Arbresh.info

Perez thotë se nuk ka asnjë problem mes lojtarëve të Real Ma...
Tragjedi në Amerikë: gjashtë të vrarë nga një konflikt famil...
Rashford do të kthehet tek Manchester United
Aksident me fatalitet në Lushnjë, vdes 43-vjeçari
Osimhen në “radarin” e Atleticos, në rast të lar...
Qeveria themelon Fondin e Kujdesit Shëndetësor dhe ndan mbi ...