Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime me rëndësi në fushën e shëndetësisë dhe teknologjisë.
Në kuadër të kësaj mbledhjeje, Qeveria ka themeluar Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e 400 mijë eurove për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 400,000.00€ (katërqind mijë euro), për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.
Në mbledhje është miratuar edhe ndarja e 153 mijë eurove për mbështetjen e realizimit të tri ngjarjeve në kuadër të “OctoberTech”, iniciativë që bashkon eventet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë
“Miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 153,000.00€ (njëqind e pesëdhjetë e tre mijë euro) me qëllim të mbështetjes së realizimit të tri (3) eventeve në kuadër të “OctoberTech” – iniciativë që bashkon ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...