Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas largimit të flamurit të UÇK-së nga stadiumi “AIr Albania” në ndeshjen ndaj Serbisë.
Nga OVL e UÇK-së thanë se kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve, duke shtuar se ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë.
Ata thanë se kërkojnë respekt, ndjeshmëri dhe kujdes.
“Na dhemb zemra oj nanë Shqipni. Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre,preket liria për të cilën ata ranë. Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë. Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip”, shkruhet ndër tjerash në reagimin e tyre.
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...