Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi dje në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku një i ri u ther me mjet të mprehtë në pjesën e gjoksit dhe ndërroi jetë pas trajtimit në QKUK.
Sipas prokurorisë, në vendin e ngjarjes janë kryer bastisje në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Zhur, ku janë sekuestruar një brisk patente dhe një veturë “Audi”, që dyshohet se janë përdorur në krim, thuhet në njoftimin për media
I pandehuri me inicialet E.B. është arrestuar dhe ndalohet për 48 orë me urdhër të prokurorit, i cili brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për paraburgim.
Prokuroria vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
LEXO EDHE:
Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava
Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Prish...
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...
Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Šabanadžović
Osmani mirëpret zbatimin e vendimit të BE-së për heqjen e ma...
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad