Uashingtoni dhe Teherani po vazhdojnë kontaktet intensive diplomatike, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump që thotë se ekziston një “shansë shumë e mirë” për të arritur një marrëveshje që mund të përfshijë eksportin e uraniumit të pasuruar në SHBA dhe potencialisht t`i japë fund konfliktit.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, SHBA-të presin përgjigjen e Teheranit në ditët në vijim, ndërsa në Uashington po diskutohet një marrëveshje kornizë mbi programin bërthamor dhe lehtësimin e sanksioneve.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është në kontakt me zyrtarët amerikanë në lidhje me bisedimet me Iranin, mes shqetësimeve se marrëveshja mund t’i sjellë lëshime Teheranit. Izraeli po përgatitet për një përshkallëzim të mundshëm, sipas burimeve.
Në të njëjtën kohë, Bejruti ishte përsëri shënjestër e sulmeve ajrore izraelite, ndërsa përleshjet vazhduan në Libanin jugor.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka njoftuar se tranziti përmes Ngushticës së Hormuzit gradualisht do të bëhet i sigurt dhe i qëndrueshëm, duke pretenduar se “kërcënimet janë neutralizuar”.
Ndërkohë, SHBA-të njoftuan se forcat amerikane kishin çaktivizuar një tanker iranian në Gjirin e Omanit, duke e akuzuar atë për shkelje të bllokadës.
Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për uljen e tensioneve dhe lirinë e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit.
Irani dhe Kina kanë thënë se duan të stabilizojnë situatën në Lindjen e Mesme, ndërsa SHBA-të po njoftojnë një rezolutë të OKB-së mbi lirinë e lundrimit.
Çmimet e benzinës në Shtetet e Bashkuara kanë arritur nivelin e tyre më të lartë në gati katër vjet, për shkak të ndërprerjeve në tregun e naftës.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...