Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rrugën Kijevë–Malishevë

07:20 | 7 Maj 2026
E.H

Sot nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale në segmentin Kijevë-Malishevë.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve do të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe ministrinë detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.

Ngjarja do të mbahet në Malishevë, te kryqëzimi i transitit në drejtim të Kijevës, me fillim nga ora 08:30.

Shpërndaje në rrjete sociale