Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një thikë në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se fillimisht viktima ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit.
“Sipas mjekëve, viktima, mashkull, ishte therur me thikë dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është dërguar për trajtim në QKUK – Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra”.
“Patrullat policore janë nisur menjëherë në drejtim të fshatit Zhur për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Nga informacionet e mbledhura, i dyshuari është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati”, tha Bytyqi.
Tutje, ai u shpreh se njësitë policore janë ende në terren dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e të dyshuarit.
“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe po ndërmerren veprimet ligjore të mëtejme”, tha Bytyqi.
Kurti: Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gj...
Ish-ylli i Liverpoolit: Rënia nga forma e Salah ka ndodhur s...
Gjesti jep lajmin e madh për fansat, rikthehet nesër me proj...
Publikohen listat e barnave dhe materialit medicinal në Barn...
Turqia arreston 6 të dyshuar për spiunazh për Iranin
Rama me bizneset eksportuese: “Made in Albania” pasaportë pë...