Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë Çağrı Sakar dhe përfaqësuesin e TIKA-s Cihan Dinçer.
Në këtë takim u theksua bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.
Ambasadori Sakar shprehu përkrahjen e Qeverisë Turke ndaj institucioneve, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim konkret në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.
Ministri Peci i shprehi falenderimin Ambasadorit Sakar për gatishmërinë e treguar për të bashkëpunuar në projekte konkrete në fushën e bujqësisë si element i rëndësishëm i zhvillimit të ekonomisë në vend./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...