Rreth 6 mijë euro është shuma e mjeteve të mbledhura vetëm brenda 5 ditëve që nga rivendosja e laurës në Qendrën Turistike në Brezovicë.
Vizitorët të cilët shkojnë në skijim apo për të kaluar një ditë pushimi duhet të paguajnë 1 euro për person të rritur ndërsa 50 cent për fëmijë derisa për automjete do të paguajnë 1 euro, raporton KTV.
Me këtë pagesë të cilën ministria e caktoi si shumë simbolike nuk po pajtohen turistët, të cilët thonë se është tërësisht e panevojshme.
Vizitorët ankohen se nga blerja e biletës nuk po marrin kupon fiskal, gjë për të cilën thonë se duhet ta kenë.
Ministria e Mjedisit konsideron se pagesa prej 1 euro për person nuk është aspak e lartë pasi po shfrytëzohet një park nacional.
Sa i përket mos lëshimit të kuponit fiskal, kryeshefi i Agjencisë për mbrojtjen e Mjedisit Ilir Morina thotë se kjo është e rregulluar në bazë të një udhëzimi të Ministrisë së Financave.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...