Trupat amerikane, zvicerane dhe hungareze, kanë realizuar një fluturim të përbashkët të martën mbi kampin Bondsteel.
KFOR-i ka theksuar se fluturimi u bë me caktimin e Komandës Rajonale.
Sipas KFOR-it, trupat amerikane fluturuan me avionin ushtarak UH-60 Blackhawk, hungarezët me H-145M dhe zviceranët me AS-532 Cougar.
Misioni paqeruajtës në Kosovës përsëriti thirrjen se është për të zbatuar mandatin e tij, për të kontribuuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë