Tre fëmijë nga Ferizaj, R.T. (12 vjeçe), A.T. (11 vjeç) dhe D.T. (11 vjeç), dorëzuan në polici një kuletë të gjetur, i cili përmbante dokumente personale dhe 614 euro.
Sipas policisë, kuleta u gjet në një rrugë të qytetit dhe u dorëzua në stacionin policor nga qytetari N. Tërziu, shkruan Arbresh.info.
Pas verifikimeve, policia identifikoi pronaren, B.M. nga Ferizaj, e cila mori dokumentet dhe paratë me procesverbal zyrtar.
Pronarja shprehu mirënjohje të sinqertë ndaj fëmijëve dhe familjeve të tyre, si dhe ndaj Policisë së Ferizajt për profesionalizmin dhe bashkëpunimin.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderoi publikisht fëmijët për veprimin e tyre human dhe edukativ, duke e konsideruar atë një shembull frymëzues për qytetarët.

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...