Një person është therur me thikë sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova theksoi se viktima është dërguar në QKUK në Prishtinë ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Sot rreth orës 13:45, Policia është informuar për një incident i cili ka ndodhur në rrugen ” Luan Haradinaj” në Deçan. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjës, aty kuptohet se i dyshuari e ka sulmuar ne mjet të mprehtë ( thikë) viktimen, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas për shkak të gjendjës së tij në QKUK-Prishtinë, për tretman mjekësor, personi i dyshuar ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjës mirpo është arrestuar nga Policia, gjithashtu mjeti me të cilin dyshohet së është kryer vepra është sekestruar, i njejti me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë, ndërsa rasti cilësohet ” Vrasje në Tentativë””, tha Rugova./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...