Policia e Kosovës ka raportuar se njësitë relevante policore, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës dhe njësinë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë realizuar një kontroll në një objekt dhe në veturën e një personi të dyshuar.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme të markës Samsung dhe Apple, përfshirë pajisje elektronike dhe telefona celularë të padeklaruar, të dyshuar si të kontrabanduar. Ndër to janë gjetur edhe iPad, telefona iPhone të modeleve të ndryshme, Apple Watch, si dhe pajisje të tjera elektronike.
Sipas vlerësimeve paraprake, mallrat e sekuestruara kapin vlerën rreth 30 mijë euro. Të gjitha sendet janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.
I dyshuari, pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent, është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Pejë / 09.06.2026 – 10:00. Njësitë relevante të policisë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, dhe njësinë Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë bërë kontroll në objektin e të dyshuarit mashkull kosovar dhe veturën e tij, ku kanë gjetur mallra Samsung, 1 IPAD të pa deklaruara dhe të dyshimta të kontrabanduara si 160 koka mbushëse të kërkimit me rrymë APPLE 20, 13 telefona Smart të tipit IPHONE modele të ndryshme, 13 telefona celular modele të ndryshme të tipit dhe 2 Apple Watch. Mallrat e cekura janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës dhe sipas vlerësimit mallrat e sekuestruara vlerësohen rreth tridhjetëmijë (30.000) euro. I dyshuari pas intervistimit me udhëzime të prokurorit është liruar, lënda ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt”,thuhet në raport./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...