Projektligjit për Gjykatën Komerciale, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë, tashmë është një hap drejtë finalizimit, duke përfunduar kështu edhe fazën e konsultimeve publike më 15 tetor 2020.
Ministria e Drejtësisë falënderon të gjitha institucionet, bizneset dhe përfaqësuesit e tyre, si dhe profesionistë të fushës për angazhimin e tyre në ofrimin e komenteve dhe sugjerimeve, në mbështetje të reformës për drejtësi komerciale. Komentet e pranuara do të analizohen dhe do ta udhëzojnë grupin punues gjatë procesit të finalizimit të Projektligjit.
Projektligji për Gjykatën Komerciale, zbaton modelin e përcaktuar në Koncept Dokument i zhvilluar përmes një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës konsultimesh gjatë vitit 2019 dhe i miratuar nga Qeveria e Kosovës në fillim të këtij viti.
Gjykata Komerciale do të shërbejë si adresë e vetme dhe e konsoliduar për zgjidhjen e të gjitha kontesteve mes bizneseve në kohë të shpejtë dhe duke ndarë drejtësi të kualitetit të lartë.
Si gjykatë e specializuar, Gjykata Komerciale pritet që të përbëhet nga gjyqtarë të cilët kanë njohuri dhe ekspertizë në fushën komerciale. Një gjykatë e specializuar, e menaxhuar mirë dhe me gjyqtarë dhe staf të kualifikuar, është e domosdoshme për zgjidhjen e kontesteve biznesore në një kohë të arsyeshme.
Kjo reformë do të krijojë një sistem për zgjidhjen e kontesteve ndërmjet bizneseve që bazohet në ofrimin efikas të shërbimeve.
Gjykata Komerciale do ta ngritë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe do të krijojë një klimë më të mirë për investime./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...