Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Peyong Chang ku po mbahen Lojërat Olimpike Dimërore.
Në këto lojëra për herë të parë po merr pjesë Kosova, me garuesin e vetëm, skitarin Albin Tahiri.
Thaçi ka njoftuar se sot ka vizituar ekipin olimpik të Kosovës, duke i uruar suksese Tahirit.
“Në fshatin olimpik të Pyeongchangut, sot vizitova ekipin olimpik të Kosovës. Skiatorit kosovar, Albin Tahirit, i urova suksese në garat që do t’i zhvillojë në ditët e ardhshme”, ka shkruar presidenti në facebook.
Ai tutje ka thënë se veç pjesëmarrja në këto lojëra, është historike për Kosovën.
“Vetë pjesëmarrja e tij dhe e Kosovës në Olimpiadë, është një fitore e madhe për shtetin tonë”, përfundon statusi i Thaçit në facebook.
Ndryshe, Albin Tahiri do të garojë në pesë disiplina.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Në fshatin olimpik të Pyeongchangut, sot vizitova ekipin olimpik të Kosovës.
Skiatorit kosovar, Albin Tahirit, i urova suksese në garat që do t’i zhvillojë në ditët e ardhshme.
Vetë pjesëmarrja e tij dhe e Kosovës në Olimpiadë, është një fitore e madhe për shtetin tonë. HTH”.
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...