Derisa janë caktuar dy mbledhje të Qeverisë për të gjetur një zgjidhje për marrëveshjen e Demarkacionit, rehat nuk është duke qëndruar as Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas burimeve të Gazetës Express, Presidenti i Kosovës është buke mbajtur një takim me ambasadorët e QUINTIT, për marrëveshjen e Demarkacionit.
“Presidenti i Kosovës është duke mbajtur takim me ambasadorët e QUINTIT për marrëveshjen e Demarkacionit, pasi që kjo marrëveshje ende nuk i ka siguruar numrat”, ka thënë për Express, burimi i mirëinformuar nga Presidenca.
Kujtojmë se, koalicioni qeverisës nuk i ka votat e nevojshme në Kuvend për ta kaluar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht se ajo është nënshkruar ditë më parë mes dy presidentëve, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi Filip Vujanoviq.
Seanca për votimin e Demarkacionit ishte planifikuar të mbahet sot në orën 14:00, por është shtyrë në afat të caktuar pasi koalicioni nuk i ka votat e nevojshme, pavarësisht mbështetjes nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Lista Serbe nuk ka garantuar se do ta votojë Demarkacionin, duke i kushtëzuar votat e tyre me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndërsa lëvizja “Vetëvendosje” e ka bërë të qartë se nuk do ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi.
Kështu koalicioni qeverisës pa votat e Listës Serbe dhe të “Vetëvendosjes” besohet se nuk i ka më shumë se 77 vota për Demarkacionin, ndonëse për një marrëveshje të tillë ndërkombëtare duhen së paku 80 vota të deputetëve./Gazeta Express/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...