Tani kur po afrohet edhe përvjetori i tetë i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh edhe ministri i punëve të jashtme, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin e tij social ka ftuar qytetarët e Kosovës që në foton kopertinës të profilit facebook të vendosin foton të cilën e ka vendosur ai vetë në profilin e tij.
Derisa opozita në këtë datë ka paralajmëruar protestë, Thaçi ka shkruar se shpallja e pavarësisë me 17 shkurt të vitit 2008 ishte kurorëzimi i një rruge të mundimshme, me përpjekje dhe sakrifica, duke ftuar qytetarët që për nder të atyre që kanë punuar dhe luftuar për ditët e lirisë dhe pavarësisë të festojnë së bashku ditën siç e quajti ai papërsëritshme të historisë së popullit.
Postimi i plotë i zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi:
Të nderuar miq, përvjetori i 8-të i Pavarësisë së Republikës së Kosovës është duke u afruar prandaj unë ju ftoj të vendosni edhe ju këtë cover festiv në faqen tuaj të Facebook-ut. Shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzimi i një rruge të mundimshme plot përpjekje dhe sakrifica prandaj në nderim të gjithë atyre brezave që kanë ëndërruar, punuar dhe luftuar për ditët e lirisë dhe pavarësisë që gëzojmë sot ju ftoj që ta festojmë të gjithë së bashku këtë ditë të papërsëritshme të historisë së popullit tonë. HTH
“Nuk do ta shisnim as për 150 milionë euro apo më shum...
Moti nesër me diell dhe pjesërisht i vranët
Përkundër interesimit për të, Jashari e ka bërë të qartë dës...
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...