Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, njoftoi se ka filluar shpërndarja e faturave, sipas konsumit.
Osmani ka bërë të ditur se faturimi do të bëhet këtë fundjavë, për mbi 7 mijë konsumatorë.
“Nëpërmes softuerëve të instaluar dhe inspektimeve në terren, tek një pjesë e konsumatorëve tanë janë vërejtur ndërhyrje të paautorizuara në pajisjet e instaluara, ndërrim të radiatorëve, tentim për bllokim të valvolave etj. gjë që ka vështirësuar procesin e faturimit. Të gjitha këto ndërhyrje janë lokalizuar dhe do të vizitohen nga ekipet tona ditëve në vijim për të evituar çdo parregullsi në mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve si dhe për të siguruar një proces të rregullt dhe të saktë të faturimit” deklaroi Osmani.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj