Pas uljes së temperaturave dhe paralajmërimeve për përkeqësim të mëtutjeshëm të motit, menaxhmenti i “Termokos”-it, pas konsultimeve me menaxhmentin e KEK-ut, ka marrë vendim që të rikthejë furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.
Furnizimi do të fillojë sot në orët e para të mbrëmjes dhe do të vazhdojë për disa ditë me radhë, varësisht nga lëvizja e temperaturave dhe sipas nevojës.
Përndryshe, furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje lejohet me aktet ligjore në fuqi, edhe pas përfundimit ligjor të sezonit ngrohës, varësisht nga kushtet klimatike.
“Termokos” ka bërë të ditur se po vazhdon të përmbushë me sukses misionin e vet për të furnizuar me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore konsumatorët, kurdo që kjo do të jetë e nevojshme.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...