Pozita e gruas në Kosovë madje as në LDK nuk është ajo çfarë duhet të jetë. Kështu tha Melihate Tërmkolli, ish-kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në 28-vjetorin e themelimit të Forumit të Gruas së LDK-së.
“Këto gra edhe shumë të tjera nuk janë ndalur kurrë. Këtë vit shënohet 20-vjetori i protestave masive të grave për lirinë e Kosovës për ndërhyrjen e NATO-s”.
“Kosovën e çliroi populli i Kosovës, e çliruan gratë e Kosovës bashkë me forumin e LDK-së. Ne i çmojmë të rënët por ata janë në dhe. Nuk është krejt pa rrezik kjo krejt qka po ndodh. Është detyrë e LDK-së që me e ndalë këtë të keqe. Mendoj që është momenti i fundit që me e ndalë këtë të keqe”, tha Tërmkolli, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa Lirije Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, tha se vazhdimisht si LDK, veçanërisht si forum i gruas, kanë punuar për të mirën e Kosovës.
Kajtazi kritikoi qeverisjen Haradinaj duke thënë se është duke shërbyer si arkë e cila po i shpenzon në mënyrë jo të drejtë rezervat shtetërore./EO/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...