Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli, ka komentuar rezultatin zgjedhor të LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.
Ajo në emisionin Edicionin Special në Klan Kosova tha se kontribut në shkatërrimin e Lidhjes Demokratike ka dhënë edhe ish-kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani.
“Vjosa e ka kryer goxha mirë detyrën brenda LDK-së. Detyrën që ua kam thënë. Krejt këto që po i them nuk ua kam thënë sot. Janë 10 vjet e më shumë. Veç ndoshta po i përmbledhim herë pas here. Edhe jo që vetëm i them, por edhe jam munduar të veproj. Por, kur s’ke me kënd të veprosh nganjëhere ashtu”.
“Vjosa e kreu mirë misionin e saj në shkatërrimin e LDK-së. Pse erdhi Vjosa Osmani, si është bërë ? Nga një që s’ka pasur fort lidhje me LDK-në. Një profitere shkurt. Sepse dihet që në LDK si formohen personalitetet, çka japin.Ajo në njëfar mënyrë ndikoi në realizimin e misionit të saj në favor të Albin Kurtit, në favor të një të majte”.
“Po a ka ma katastrofë? Ajo ma merr tash flamurin e Ibrahim Rugovës edhe ma valëvit midis çykës marksizmit-leninizmit.Dhe tash ajo në atë listë mund të shes përralla se është për ndryshim. Ndryshim po, po çfare?”.
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...
250-vjetori i SHBA-së: Trump paralajmëron tubimin më të madh...
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...