Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë qeveria ka të arritura serioze dhe dështime serioze.
Tërmkolli i ka thënë sot në Kuvend opozitës se ka rënë në kurth të tjetërkujt, shkruan arbresh.info.
Ajo ka kritikuar PDK-në se ka rënë në një pozitë mjeruese, duke u fshehur pas opozitës.
“Na kemi probleme të vazhdueshme por ka qe një 4-5 muaj qe kyetari i Kuvendit nuk po i udhëheq seancat në Kuvend dhe po thotë që nuk ka vendimarrje, vendimarrja këtu është. Ka një 4-5 muaj që shumë deputetë të PDK-së po e bojktojnë Kuvendin dhe po thonë se nuk ka vendimarrje, vendimarrja është këtu. Shumë ministra të PDK-së nuk marrin pjesë në mbledhjet e Qeverisë dhe thonë se nuk ka vendimarrje, vendimarrja është në Qeveri. Është një pozitë mjeruese që PDK-ja të fshihet pas opozitës”, ka thënë Tërmkolli./Arbresh.info.
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...