Dy të mitur janë therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar ndërsa viktimat janë dërguar në QKUK, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar thika e cila dyshohet se është përdorur në rast.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 18.11.2025 – 17:55. Është arrestuar i dyshuari i mitur për shkak se kishte therur me mjetë të prehtë- thikë dy viktimat të mitur. Si pasojë e sulmit dy viktimat kanë pësuar lëndime dhe ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e qytetit pastaj janë dërguar edhe në QKUK. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116