Një rast tentim vjedhje ka ndodhur në Shtëpinë e Shëndetit në rrugën “Bube Mihailovic” në Zveçan, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se një person i panjohur përmes dritares së bodrumit kishte depërtuar brenda në objekt dhe kishte përgatitë disa gjëra që t’i marr me veti, por që nuk i ka marrë, shkruan Arbresh.info.
Njësitet relevande janë duke e hetuar rastin.
“Rr. Bube Mihailovic, Zveqan 07.10.2025 – 16:45. Më 08.10.2025 ankuesi punëtor në shtëpinë e shëndetit, ka njoftuar se një person i panjohur përmes dritares së bodrumit kishte depërtuar brenda në objektin e shtëpisë së shëndetit, kishte përgatitë disa gjëra që t’i marr me veti, por që nuk i ka marrë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...