
moti
Vranësirat e lehta dhe kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë javës, duke krijuar kushte për një mot relativisht të ngrohtë dhe me vapë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do t’i ruajnë këto vlera të tanishme, nga 12-14 gradë Celsius, derisa maksimalet do të shënojnë rritje për 6-9 gradë Celsius gjatë gjithë javës.
Do të thotë temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29-30 gradë në veri dhe verilindje të vendit, deri në 31-33 gradë Celsius në jug dhe jugperëndim të vendit.
Këto vlera të temperaturave të larta do të jenë me intervale kohore 2-3 orë gjatë ditës. Ditën e martë do të ketë vranësira pak sa më të theksuara duke krijuar kushte që vende-vende të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.
Temperaturat maksimale në viset malore do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ketë ndryshime të lehta, por që duke shënuar gjithnjë vlerat e mbinormales. Lagështia relative e ajrit mëngjeseve do ti shënoj vlerat afërsisht të ngjashme me ditët e mëparshme, por gjatë ditës do të pësoj zbritje deri 37-30%.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por që dominues do të mbetët drejtimi verilindor me shpejtësi 1-5m/s.
Mot me temperatura të larta do të vazhdoj të mbajë edhe për gjatë vijës bregdetare , ku maksimalet gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius
Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Aktakuzë në Prizren për mashtrim në tender me dokumentacion ...
Mbi 1.6 milionë fletëvotime gati për zgjedhjet e 7 qershorit
Gazetari argjentinas: Është shumë e vështirë që Julián Alvar...
Perez thotë se nuk ka asnjë problem mes lojtarëve të Real Ma...
Tragjedi në Amerikë: gjashtë të vrarë nga një konflikt famil...