Google ADS

“Teknologjia- armiku kryesor i shëndetit mendor të fëmijëve”

11:03 | 26 Maj 2024
E.G

Përdorimi i madh i teknologjisë tek fëmijët, ndikon jashtëzakonisht keq në shëndetin e tyre.

Psikologu, Naim Telaku për Arbresh.info thotë se përdorimi i teknologjisë nga fëmijët është problemi më madhor aktual me të cilën po ballafaqohen gjeneratat e reja.

“Mund të themi pa kurrfarë dyshimi se teknologjia ndikon në të gjitha sferat tek fëmijët, duke u nis prej dëmtimit të vëmendjes, prej humbjes së aftësisë për koncentrim, fokusim, dëmtim i jashtëzakonshëm i kujtesës, humbja e aftësisë për me u fokusu në një përmbajte çfarëdo qoftë ajo”, thotë psikologu.

Telaku thekson se teknologjia ka efekt përkeqësuese dhe shkatërrues në përformancën akademike të fëmijëve.

Ai, thotë se përdorimi i madh i teknologjisë ndikon drejtpërdrejt në izolimin social tek fëmijët, e rrit deri në 10 për qind gjasën për përjetim të ankthit dhe depresionit.

“Në disa raste krijon edhe probleme edhe më të dukshme i varësia prej teknologjisë, pastaj e rrit gjasën për mbipeshë të fëmijëve, e zvogëlon gjasën për aktivitet fizik që ka efekt të drejtpërdrejtë negativ në shëndetin fizik të fëmijëve, shton problemet më gjumin në masë të konsiderueshme”, thekson ai.

Përdorimi i tepërt i teknologjitë tek fëmijët, sipas tij, mund të krijojë ëndrra të këqija.

“Mund të krijojë ëndrra të këqija, makth të natës, mund të çoj ndër konflikte, dhe tek disa raste mund të shkaktojë edhe vdekjen që vjen nga ato lojërat e rrezikshme që bëhen në Tik-Tok zakonisht, ku një numër shumë i madh i fëmijëve, për me dhanë një lloj performance bën rrjetet sociale,  kanë përfundu në vetëvrasje”, tregon Telaku.

Ai po ashtu shton faktin se ngacmimi ose bullizimi online është shumë i hapur dhe kjo shkakton ankth ose depresion tek fëmijët.

“Këtu duhet me ja shtu edhe faktin se tek adoleshentët, ngacmimi ose bullizimi online është shumë i hapur, kjo shkakton ankth depresion dhe në disa raste për shkak të kërcënimeve dhe përmbajtjeve online mund të qoj edhe deri tek vendimet për vetëvrasje tek fëmijët. Përdorimi shumë i madh i teknologjisë është armiku kryesor i një shëndeti të mirë mendor për fëmijët e kohës tonë”, shprehet Telaku.

Ai tregon se ka shumë raste kur prindërit që i sjellin fëmijët tek psikologu. Kërkesë e përbashkët e gjithë prindërve, sipas tij, është që fëmija të përdor telefonin më pak.

“Kërkesë e përbashkët e gjithë prindërve është me e lanë telefononin, me i kap librat, dmth në sytë e princërve, kur ata i shohin fëmijët e tyre ata nuk kanë asnjë dyshim që telefoni ua ka zëvendësua librat, fëmijët nuk po merren me libra nuk po lexojnë, nuk po socializohen etj”, pohon psigologu.

Ndryshe, në bazë të disa studimeve thuhet se depresioni tek fëmijët është më i vështirë të diagnostikohet, pasi jo gjithmonë janë në gjendje të shprehin se si ndihen. Gjithashtu, shfaqja e depresionit tek fëmijët ndryshon me ato të t’ rriturve në shumë aspekte./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/

Të ngjashme