Dy vozitës duke drejtuar automjetin e tyre në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, kanë tejkaluar në vijë të plotë duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Gjatë tejkalimit, ata janë fotografuar nga një qytetarë ku më pas i ka dërguar fotot në e-mail adresën e Policisë së Kosovës.
“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që ti identifikoj kundërvajtësit ndaj të cilëve janë shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë/Arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...