Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën (më 30 prill 2025) në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KI278/23, që për objekt të shqyrtimit ka “çështjen pronësore për parcelën tokësore në qendër të kryeqytetit”.
Sipas njoftimit, në seancën publike janë ftuar për të marrë pjesë parashtrueset e kërkesës: Afërdita Nura – Lama, Eufrozina Nura, Dijana Nura – Sahatçiu dhe Servete Nura, si dhe përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor/Agjencisë Kadastrale të Kosovës, dhe Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shkruan Arbresh.info.
Seanca publike do të fillojë në orën 10:00.
“Dyert e Gjykatores për pranimin e qytetarëve dhe të medieve të interesuara do të hapen në orën 09:30.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron